Formohet grupi punues për Projektligjet e FSK-së – dëgjimet publike mbahen në Graçanicë e Prizren

Formohet grupi punues për Projektligjet e FSK-së – dëgjimet publike mbahen në Graçanicë e Prizren

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka formuar një grup punues për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK-në dhe Projektligjin për Shërbimin në FSK.

Kryetari i komisionit, Haxhi Shala, tha se duhet të formohen tri grupe punuese, për secilin projektligj nga një, por në fund u miratua propozimi për një grup të vetëm punues.

Shala, ka bërë të ditur se do të organizohen edhe dy dëgjime publike, një në Prizren me pjesëmarrjen edhe të komuniteteve, ndërsa tjetrin në Graçanicë, ku sipas tij, do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të komunitetit serb.

“Administrata do ta bëjë një plan. Do të kemi dy dëgjime publike, një në Prizren që te jenë të gjitha komunitet aty dhe në Graçanicë, do të jenë aty disa studentë serbë”.

Zoran Mojsilović, nga Lista Serbe ka kundërshtuar me votë kundër krijimin e këtij grupi punues. Ai ka thënë se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë takimet e këtij grupi punues.

“Kundër këtij propozimi sepse dëshiroj te ceki se si lista serbe nuk duhet të jepja kontributin në këtë. Sa i përket këtyre Ligjeve ne kemi qenë kundër, do te thotë se i mbështes këto ligje andaj jam kundër tyre”.

“Nuk dëshiroj të jem pjesë e grupit punues sepse takimi nuk është i njëjtë si takimi i komisionit”.