
Është formuar Komisioni i Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatit të deputetëve.
Përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komision është, Adnan Rrustemi.
Ganimete Musliu është anëtare e këtij komisioni të përkohshëm nga Partia Demokratike e Kosovës.
Besian Mustafa do të jetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është Time Kadriaj.
Zoran Mojsilovic do të jetë përfaqësues i Listës Serbe.
Ndërsa nga komunitetet pakicë joserbe Fidan Jilta Elbert Krasniqi, Bahrim Sabai, Erxhan Galushi, Fadil Gashi, Duda Balje, Bekim Arifi, Emilija Redzepi, Adem Hodza. /Insajderi.com