
Fëmija i parë i lindur në vitin 2021 në Kosovë është e gjinisë femërore, njofton Insajderi.
Ajo u lind në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare, një minutë pas mesnate.
Foshnja peshon 3 kg e 400 gram.
Nëna është nga Komuna e Ferizajt dhe ky është fëmija i parë i saj.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi./Insajderi.com