Foshnja e parë e 2021-tës në Zvicër është një shqiptare.
“Foshnja e parë e vitit 2021 në Zvicër lindi më 1 janar 2021 në 00:00 në Spitalin Universitar të Bazelit”, njoftoiSpitali Universitar i Bazelit, duke dhënë detaje për vajzën.
“Nejla është e gjatë 44 cm dhe peshon 2,440 gram”.
Në ora 3.15 të mëngjesit në Spitalin Baden Cantonal (KSB), lindi djali Janis Manuel. “Mirësevini Janis Manuel!”, e përshëndeti Spitali foshnjën në Facebook.
Disa orë më vonë vazhduan njoftimet. “Mamitë dhe mjekët tanë kishin duart plot natën e kaluar, sepse fëmijët lindën në 7:15 të mëngjesit”, vazhdon spitali me urimet për një fillim të mbarë të jetës për bebet, shkruan 20min.ch, përcjell albinfo.ch.
Sipas zëdhënësit, Omar Gisler, Roan lindi në 7.51 të mëngjesit, pasuar një minutë më vonë nga Kian dhe Troi.
“Edhe nëna edhe fëmijët janë mirë”, vazhdon më tej njoftimi.
Një total prej 1,641 foshnjash kanë lindur në vitin e kaluar. Foshnja e Vitit të Ri 2020 ishte një vajzë. Aria Sélène lindi në 12:13 të mëngjesit./Insajderi.com