
Lindi fëmijë, por babai i foshnjës nuk e pranon atë e as foshnjën e sapo ardhur në jetë.
Kështu një femër ka mbetur në Klinikën ku lindi fëmijën, pasi nuk dëshiron ta marrë.
Babai i vajzës që e ka lindur foshnjën është ankuar tek Policia e Kosovës për këtë rast, njofton Insajderi.
Policia e Kosovës arrestoi ‘babain’ i cili nuk e pranon fëmijën e tij, ndërsa nëna ka mbetur me foshnjën në spital për disa ditë.
Qendra për Punë Sociale është njoftuar për rastin. /Insajderi.com