Foto nga lufta e Kosovës të shkrepura nga fotografi i Reuters

Foto nga lufta e Kosovës të shkrepura nga fotografi i Reuters

Një nga fotografët më të njohur ndërkombëtar, Yannis Behrakis, i cili ka pasqyruar shumë luftëra duke përfshirë edhe luftën në Kosovë në vitet 1998-1999, ka vdekur sot në moshën 58-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Me foto të bërë gjatë luftës në Kosovë, Behrakis ka fituar edhe çmim ndërkombëtar, raporton Gazeta Insajderi.

Një nga fotot e tij që kishte marr vëmendjen e të gjithë botës ishte nga luftërat në ish-Jugosllavi, të bërë në vitin 1998, ku kjo foto tregonte bartjen e një 2-vjeçari të vrarë shqiptar duke u bartur në arkivol.

Ndërsa Insajderi ju sjell foto tjera të luftës së Kosovës të shkrepura nga aparati i Yannis Behrakis. /Insajderi.com