Fotografia në Qeverinë e Kosovës që nxiti reagimin e Erdoganit

Fotografia në Qeverinë e Kosovës që nxiti reagimin e Erdoganit

Tashmë dy herë i ka reaguar ashpër Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për shkarkimin e ministrit të MPB-së Flamur Sefajt dhe Shefit të AKI’së Driton Gashit, duke ia përmendur fundin e karrierës. Por, Erdogan është tërbuar edhe nga fotografia në Qeverinë e Kosovës, ku këshilltari i Haradinajt ka pritur familjarët e gylenistëve të arrestuar.

Erdogan e ka sulmuar Kryeministrin gjatë një tubimi në Turqi duke e krahasuar pritjen e familjarëve të gylenistëve në Qeverinë e Kosovës me pritjen që Presidenti i Francës Emannuel Macron ua bëri anëtarëve të Forcave Demokratike të Sirisë, të dominuara nga kurdët, të cilët kanë luftuar kundër ISIS përkrah forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të ku bënte pjesë edhe Franca.

“Me pranimin e familjarëve të tyre t’i ke vepruar njëjtë si është vepruar në Pallatin Presidencial në Francë . Turqia qështë shteti i dytë që e ka pranuar Kosovën pas Amerikës . si munde ta bëjë këtë kundër Turqisë. Cfarë politike është kjo”, ka thënë Erdogan, shkruan Express.

Një ditë pasi u kidnapuan dhe u depërtuar në Turqi 6 gylenistët, familjarët e tyre kërkuan takim në Qeverinë e Kosovës. Aty u pritën nga Këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi. Ky i fundit ka thënë se do të hetojnë rastin e dëbimit të tyre.

“Me mbështetjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të institucioneve përgjegjëse do të bëjmë ç ‘është e mundur për hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës lidhur me operacionin e ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ku janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq”, ky ishte mesazhi që shefi i Stafit të Kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, gjatë takimit ju përcjelli familjarëve të personave të arrestuar gjatë ditës së djeshme.