Fotografia që dëshmon se në Kuvendin e Kosovës shërbehen pije të prodhuara në Serbi

Fotografia që dëshmon se në Kuvendin e Kosovës shërbehen pije të prodhuara në Serbi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosej, Rexhep Selmi ka njoftuar se edhe me taksën 100% ndaj mallrave me prejardhje nga Serbia, në Kuvendin e Kosovës shërbehen pije të prodhuara në Serbi.

“Edhe me taksën 100% ndaj mallrave me prejardhje nga Serbia, në Kuvendin e Kosovës shijohet ky lëng i prodhuar në Batajnićki Drum në Beograd”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Qeveria e Kosovës vendosi taksë prej 100 për qind ndaj produkteve serbe në muajin nëntor të vitit të kaluar, si kundërpërgjigje ndaj politikave të ashpra të Qeverisë së Serbisë kundër shtetit të Kosovës.

Pavarësisht presionit të partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës – përfshirë SHBA-të – kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ende nuk është tërhequr nga vendimi që mori qeveria e udhëhequr prej tij. /Insajderi.com