Fotografia që mblodhi liderët e Ballkanit me Merkel dhe Macron

Fotografia që mblodhi liderët e Ballkanit me Merkel dhe Macron

Përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit janë takuar sot në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Francës Emannuel Macron.

Pas takimit të gjithë së bashku kanë realizuar një fotografi të përbashkët, ku krahas nikoqires Merkel dhe presidentit francez Macron shihet edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministrja  e Serbisë Ana Brnabiq dhe presidenti Aleksandër Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, ai i Kroacisë, Sllovenisë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mohgerini e pranishme në këtë takim. / Insajderi.com