Policia e Kosovës ka arritur të kapë sot një person 59-vjeçar, i cili është raportuar se ka ngacmuar fëmijët të hënën tek Parku i Qytetit në Prishtinë. Përme" />

Fotografitë e personit të arrestuar për pedofili në Prishtinë

Fotografitë e personit të arrestuar për pedofili në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arritur të kapë sot një person 59-vjeçar, i cili është raportuar se ka ngacmuar fëmijët të hënën tek Parku i Qytetit në Prishtinë.

Përmes një njoftimi për media, Policia ka konfirmuar se ka arrestuar personin e dyshuar dhe ka intervistuar edhe dëshmitarët e rastit, raporton Insajderi.

“Me date 23.04.2018 ne Stacionin Policor Qendra në Prishtinë është raportuar një rast për ngacmimin e disa fëmijëve tek Parku i Qytetit. Njësia patrulluese ka dale ne vendin e ngjarjes, ka arrestuar personin e dyshuar dhe ka intervistuar edhe dëshmitaret e rastit. Pas arrestimit policia ka njoftuar Prokurorin e çështjes nga Departamenti i Përgjithshem dhe Prokurorin per te mitur”, ka thënë Policia.

Në komunikatën policore thuhet se ndërkohë që Policia ka kontaktuar edhe familjarët e të dyshuarit janë ndritur dyshimet se i njëjti ka demtime të shëndetit mendor.

Disa fotografi që janë publikuar sot në rrjetin social Facebook, tregojnë pedofilin e dyshuar në afërsi të madhe me fëmijë në Parkun e Qytetit.