Franca e Gjermania lëshojnë deklaratë pas samitit virtual

Samiti virtual ka lëshuar deklaratë për shtyrjen e takimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Franca e Gjermania lëshojnë deklaratë pas samitit virtual

Është mbajtur samiti virtual i organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron  ku mori pjesë edhe kancerlarja gjermane Angela Merkel.

Në këtë komunikatë ata kanë konfirmuar se Vuçiq dhe Hoti nuk do të udhëtojnë drejt Brukselit për t’u më 12 korrik siç ishte planifikuar.

“Pjesëmarrësit kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në dialogun Prishtinë-Beograd të mbështetur nga BE’ja. Negociatat mes dy palëve do të fillojnë me një video-konferencë që do të mbahet më 12 korrik dhe me takimin e parë në Bruksel më 16 korrik”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e kancelares Merkel.

Takim do të ndërmjetësohet, Josep Borrell dhe i dërguari special i BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak. /Insajderi.com/