“non-pa" />

Franca reagon për “non-paper”-in: Nuk jemi burim i saj, mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Franca reagon për “non-paper”-in: Nuk jemi burim i saj, mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Ambasada franceze në Kosovë ka mohuar se Franca është e përfshirë në të ashtuquajturin “non-paper” i publikuar të hënën në media ku flitet për njohjen Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Në një reagim të bërë në Twitter, nga kjo ambasadë kanë deklaruar se e mbështetin dialogun mes dy shteteve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i të ashtuquajturin non-paper franko-gjerman të botuar sot në Koha Ditore. Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe mirëpresim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak”, thuhet në reagim.

Gazeta Koha ka publikuar të hënën një dokument për të cilin thotë se është një “non-paper”, sic ishte ai slloven, por që në këtë dokument jo zyrtar thuhet se Kosova e Serbia do t’ia njohin integritetin territorial njëra – tjetrës dhe gjithashtu sovranitetin si shtetet të pavarura./Insajderi.com