Televizioni i njohur “France 24” ka realizuar një reportazh për Kosovën, në të cilin shteti i ri evropian shihet si vend me korrupsion, papunësi dhe krizë të madhe politike.
“Jugu, i cila është në drejtim të Shqipërisë, është kryesisht me popullatë myslimane, përdor alfabetin latin dhe përdor monedhën euro. Në veri, flamuri serb gjithandej në ndërtesa, përdoret alfabeti cirilik përdoren dinarët serb, si dhe popullsia është kryesisht ortodokse”, thuhet në reportazhin e “France 24”.
“France 24”, po ashtu i jep theks të veçantë faktit se Kosova është ende nën vëzhgimin ndërkombëtar, njofton Insajderi.
“Kosova mbetet nën vëzhgim ndërkombëtar: më shumë se 4,300 trupa të NATO-s janë vendosur atje dhe misioni evropian, EULEX, i cili mbikëqyr policisë, drejtësinë dhe administratat lokale”, shkruan “France 24”. /Insajderi.com