Historiani njëherit dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj, ka reaguar ndaj akuzave të hedhura ndaj tij për tekstet alternative të Historisë së Ballkanit, njofton Insajderi.
Ditëve të fundit, emri i Demajt është lakuar duke u cilësuar si fajtori për përmbajtjen e teksteve të këtyre librave ku shqiptarët trajtohen si kategori inferiore, si një popull pa histori duke i hequr edhe disa pjesë kryesore të historisë shqiptare që nga koha e Perandorisë Osmane e deri më sot.
Lidhur me këto akuza, Demaj në Emisionin Debat Plus, ka thënë se nuk i pranon këto akuza.
“Përmbajtja finale e teksteve është përgjegjësi e redaksisë” ka thënë Demaj, “jo e imja si autor i disa pjesëve të atyre teksteve”.
Tutje, Demaj ka shtuar se “ato paragrafë që po shpërfaqen në publik, janë paragrafë të cituara nga burime të dorës së parë, pra nga kronikat e kohës, por nuk janë qëndrimi i imi e aq më pak tekst i shkruar nga unë”.
I pyetur se a ka mund të tërhiqet nga autorësia e këtyre teksteve? Demaj ka thënë se “jo, sepse projekti i këtyre teksteve është të vihet në pah multi perspektiva e popujve të Ballaknit për çështje të ndryshme historike, p.sh: unë kam e kam cilësuar masakër masakrën e Reçakut, historianë tjerë e cilësojnë ndryshe, dhe kjo nuk është përgjegjësi e imja”./Insajderi.com