Anëtari i Partia Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se “Qeveria Kurti ndau 11 milionë për serbët në veri, derisa për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dosje, e për kundërshtarët politik, arrestime”, përcjelle Insajderi.
“Qeveri e pabarazisë dhe autoritarizmit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Këto reagime vinë pas arrestimit të anëtarëve të kësaj partie, nga ana e Policisë së Kosovës, për shkak të aksionit të ndërmarrë para ndërtesës së Qeverisë.
Policia ka arrestuar pesë aktivistë të PSD-së./Insajderi.com
Për veriun 11 milionë.
Për UÇK-në dosje, e për kundërshtarët politikë arrestime brutale.
Qeveri e pabarazisë dhe autoritarizmit.
Posted by Frashër Krasniqi on Friday, 7 May 2021