Frashër Krasniqi thotë se u rrahën nga policia, publikon foton e “policit që goditi Natyra Kuçin”

Frashër Krasniqi thotë se u rrahën nga policia, publikon foton e “policit që goditi Natyra Kuçin”

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka deklaruar se bashkë me disa nga aktivistët e tjerë të partisë që u shoqëruan në stacionin policor në Prishtinë të martën, janë rrahur nga Policia e Kosovës, njofton Insajderi.

Madje ai ka publikuar edhe një fotografi ku thotë se është Fatmir Miftari, rreshter në Policinë e Kosovës, për të cilin pretendon se ka goditur në kokë zëdhënësen e kësaj partie, Natyra Kuçin.

“Ky është Fatmir Miftari. Rreshteri i Policisë së Kosovës që e goditi në kokë Natyra Kuçin edhe pse ishte me duar të lidhura brenda stacionit policor. Pas reagimit tonë verbal, ai më mori në zyren e tij dhe bashkë me 4-5 policë të tjerë më goditën për disa minuta pa ndërprerë.

Njësoj, disa policë të tjerë ushtruan dhunë ndaj Dardan Molliqajt, Nol Nushit, Veton Dragushës dhe aktivistëve të tjerë. Të gjithë me duar të lidhura. Të gjithë brenda stacionit policor”,  ka shkruar Krasniqi./Insajderi.com

Ky është Fatmir Miftari. Rreshteri i Policisë së Kosovës që e goditi në kokë Natyra Kuçin edhe pse ishte me duar të…

Posted by Frashër Krasniqi on Tuesday, January 12, 2021