Frashër Krasniqi: Vdekja e Astrit Deharit duhet të hetohet deri në fund

Frashër Krasniqi: Vdekja e Astrit Deharit duhet të hetohet deri në fund

Ish-deputeti i VV-së, tani pjesë e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se vdekja e Astrit Deharit duhet të hetohet deri në fund. Pa lënë dykuptimësi e as dilema.

Krasniqi këto komente i ka bërë përmes një postimi në ‘Facebook’. Ai ka shkruar se Astriti është mbajtur padrejtësisht në burg, dhe se për dy veprat penale që është dashur të ngriten moti, pa pritur rezultate hetimesh.

“Drejtësi për Astritin! Vdekja e tij duhet të hetohet deri në fund. Pa lënë dykuptimësi e as dilema. Astriti është mbajtur padrejtësisht në burg. Ai ka vdekur nën mbikëqyrjen e sistemit tonë të drejtësisë. Ja dy vepra penale që është dashur të ngriten moti, pa pritur rezultate hetimesh”, ka shkruar Krasniqi.