Frigoriferët për ruajtjen e vaksinave anti-Covid arrijnë në Kosovë

Frigoriferët për ruajtjen e vaksinave anti-Covid arrijnë në Kosovë

Të premten në Kosovë kanë arritur frigoriferët për mirëmbajtjen e vaksinave anti-COVID.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njofton Insajderi.

“Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë”, tha ai ne Facebook.

Ai shtoi se janë “gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë. Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj”.

Postimi i plotë:

 

Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë…

Posted by Armend Zemaj on Friday, 15 January 2021