Frikësohet avokati Halilaj: Sami Lushtaku sapo më kërcënoi, është nisur drejt meje

Frikësohet avokati Halilaj: Sami Lushtaku sapo më kërcënoi, është nisur drejt meje

Avokati, Gazmend Halilaj sonte është ndjerë i frikësuar pas një kërcënimi që ai po thotë se i është bërë nga kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku.

Halilaj në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ka marr një telefonat nga Lushtaku, shkruan Gazeta Insajderi.

Përmes këtij postimi, avokati Halilaj thotë se kryeari i PDK-së, është nisur për tek ai.

“Miq Sami Lushtaku më kanosi, dhe sipas tij u nus në drejtim timin”, ka shkruar Halilaj.

Por përvëc këtij njoftimi, Halilaj e ka sfiduar Lushtakun duke i thënë “Hajde”.

“O Sami Lushtaku je vetëm një leckë për mua, hajde”, ka shkruar Halilaj. /Insajderi.com