“Kjo asht përmendorja e parë e Nanes Terezë… Përmendorja e parë e ndërtuar ne krejtë Boten!
Të dielën e gjitha bota i kishte sytë ka Vatikani. E gjithë vëmendja botërore ishte për shqiptaren e madhe, Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza e cila u shenjtëruar nga Papa Françesku dhe nga tash quhet Shën Tereza.
Vatikani për dy ditë foli shqip, pasi që pjesëmarrës ishin mijëra shqiptarë nga e gjithë bota. Pas shenjtërimit, bota po mëson shumë të vërteta për rrënjët shqiptar të Nënës Gonxhe, shkruan lajmi.net. Por jo vetëm bota, por edhe shqiptarët po mësojnë për të.
Një fakt i rëndësishëm për Nënë Terezën vije nga fshati Novosellë i Gjakovës. Në këtë fshat Shën Terezës i ishte ngritur përmendorja sa ajo ishte gjallë.
Pra, kjo llogaritet përmendorja e parë e Nënë Terezës në tërë botën, raporton lajmi.net.
Thuhet se përmendorja ishte ngritur në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.
“Kjo asht përmendorja e parë e Nanes Terezë… Përmendorja e parë e ndërtuar ne krejtë Boten!
“Pa pike modestie po e them: Baba jone drite paste, ka udhtu me mijëra kilometra me kamjon, tuj e vu edhe jetën ne rrezike duke kalu çdo hap neper postblloqe serbe, per me sjelle (pru) kete shtatore ne Novoselle. Fjala asht per kohen kur jena kane te okupuar prej serbëve. Nese nuk gaboj, fundit i viteve 80-ta… Fillimi i viteve 90-ta. Kur Nana Tereze asht kane hala e gjalle”, shkruan Simon Tanushi në Facebook, banor i fshatit Novosellë.