Fshehu 1 milion dollarë në Bitcoin dhe la gjurmë që të tjerët t’i gjejnë ato

Fshehu 1 milion dollarë në Bitcoin dhe la gjurmë që të tjerët t’i gjejnë ato

Një grup ka fshehur çelësin për shumën prej 1 milion dollarëve në Bitcoin dhe ka lënë gjurmë që personat e tjerë ta gjejnë atë, shkruan Insajderi.

Loja aventureske quhet “Satoshi’s Treasure”, apo Thesari i Satoshit, si referencë e shpikësit të Bitcoin, Satoshi Nakamoto.

Gjurma e parë e kësaj lojë është publikuar dje në internet dhe rreth 6 mijë njerëz janë regjistruar për të luajtur.

“Ka disa gjurmë që janë shumë  të ngjashme me gjueti të thesarit, dhe ka të tjera që janë enigma logjike dhe probleme matematikore”- ka thënë Eric Meltzer bashkëthemeluesi i lojës.

Gjithsej janë 400 fragmente, dhe posa të gjinden të gjitha fituesi merr shumën prej 1 milion dollarësh.

“Ka shumë gjëra të panjohura në këtë lojë dhe ne duam të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar Meltzer.

Për tu kyçur dhe filluar lojën duhet të shkoni tek faqja satoshistreasure.xyz. /Insajderi.com