FSHF publikon audio-incizimin ku Erion Veliaj dëgjohet duke ofenduar rëndë Armand Dukën

FSHF publikon audio-incizimin ku Erion Veliaj dëgjohet duke ofenduar rëndë Armand Dukën

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka publikuar një audio-incizim në të cilin dëgjohet kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj, duke ofenduar Armando Dukën, kryetarin e kësaj federate.

Sipas audio-incizimit të publikuar, Veliaj duket i përkushtuar ta rrëzojë në çdo mënyrë nga “froni” kryetarin Duka.

Ndër të tjera, Veliaj thotë se “futbolli është i vetmi ishull” që nuk e ka në kontroll dhe dëshiron ta marrë edhe atë.

Po ashtu, dëgjohet duke thënë se “jo UEFA dhe FIFA të zbresin, po Jezusi dhe Muhamedi të zbresin, nuk e ndalin luftën time”.

Ndryshe, një shpërthim me tritol ka ndodhur në shtëpinë e Dukës të hënën mbrëma. Shpërthimi ndodhi pas disa ditëve me retorika të ashpra ndërmjet tij dhe Veliajt, i cili a ka quajtur Dukën “beu” i futbollit shqiptar, duke e akuzuar si pjesë e një grupi mafioz, i cili ka marrë peng federatën dhe gjithë futbollin shqiptar./Insajderi.com