Ushtria e Kosovës llogon me të cilën do të prezantohet në botë është dizajnuar në vitin 2011 dhe ka kushtuar 805 euro. Kjo llogo është dizajnuar nga dy dizajnerë kosovarë, Taulant Qerkini dhe Albian Gagcia.
Llogoja e Ushtrisë së Kosovës është zyrtarizuar në vitin 2011 kanë konfirmuar zyrtarë të Ushtrisë së Kosovës për Gazetën Insajderi. Ata kanë thënë se kjo llogo ju ka kushtuar 805 euro. Për këtë llogo u raportua se është kopjuar nga një kompani e sigurimeve në Amerikë, shkruan Gazeta Insajderi.
Zëdhënësi në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala ka thënë për Gazetën Insajderi se llogo është zyrtarizuar në vitin 2011.
“Llogoja e FSK-së është dizajnuar në vitin 2011. Dizajnimi i llogos sipas kontratës me TVSH, ka kushtuar 805 euro”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se çfarë do embleme që kemi ne do ta vlerësojmë.
“Na e vlerësojmë atë emblemë tonë origjinale edhe të tjerët kanë mujt me marr ose me u frymëzua ose me vjedh, e vetmja deklaratë është që na e vlerësojmë emblemën tonë origjinale të krijuar prej neve”, ka thënë Shala për Insajderin.
Kompania e sigurimit prej të cilës po raportohet se Ushtria e Kosovës e ka kopjuar llogon e saj është “American Premier Security” dhe është i regjistruar në dhjetor të viti 2016.
Llogoja e Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK), e cila është transformuar në Ushtri më 14 dhjetor të vitit të kaluar, ka zyrtarizuar llogon e saj në vitin 2009 të punuar nga dy dizajnerë nga Kosova, Taulant Qerkini dhe Albin Gagica.
Taulant Qerkini ka dhënë detaje për Gazetën Insajderi lidhur llogon e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se llogoja aktuale e Ushtrisë së Kosovës është e ridizajnuar ngase ka qenë shumë e ngarkuar.
“Në vitet 2008 – 2009 janë bërë zyrtare llogot e FSK-së dhe deri në vitin e kaluar njerëzit nuk e kanë varjet si llogo sepse nuk ka qenë ushtria e themeluar. Para 2008 – 2009 kanë qenë disa simbole më të ngarkuara do të thotë ka qenë procesi për mi ridezajnu mi bo ma moderne, këtë e kanë pa dikund si llogo edhe e kanë kopju”, ka thënë Qerkini.
Qerkini është i bindur se kompania e sigurimeve në Amerikë është ka kopjuar llogon e Ushtrisë së Kosovës. Ai është shprehur se llogoja e kompanisë së sigurimit amerikanë ka një detaj më ndryshe se ajo e ushtrisë.
“Kjo kompani e ka marr shqiponjën po një element është që janë pesë vija, ndërsa në rastin e FSK-së janë gjashtë vija, që janë yje të flamurit të Kosovës, e në rastin e këtyre ata e kanë larguar njërën nga vijat domethënë janë pesë vija, për arsye të dizajnit grafik pasi që ja ka zënë emrin e shkrimit poshtë”, ka treguar Qerkini, për Insajderin. /Insajderi.com