Ndryshe prej viteve të kaluara, kur në sheshet kryesore të kryeqytetit, Forcat e Armatosura të Kosovës dhe Njësitë e Policisë së Kosovës kanë parakaluar për nderë të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kjo këtë vit nuk do të ndodhë.
Ministria e Kulturës, si bartëse e organizimeve për Ditën e Pavarësisë i ka thënë Klan Kosovës, se arsyet për mos parakalim të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Sipas MKRS-së, arsyet janë dy: ndryshimi i Ligjit për Protokoll dhe përvjetorët jubilar.
“Arsyeja përse nuk do të ketë parakalim të FSK-së dhe Policisë janë ndryshimet që po bëhen në Ligjin për Protokollin shtetëror dhe se parakalimi i tyre do të organizohet vetëm në përvjetorët jubilar, sikurse 10 vjetori”, ka thënë zyrtari i MKRS-së.
Por vitin e kaluar kur Kosova mbushi 8 vjet shtet, FSK dhe Policia kishin parakaluar në sheshet e Prishtinës.
MKRS ka lënë të nënkuptohet se vitin e ardhshëm kur Kosova do të festojë 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. /Insajderi.com