
Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me mjetet e dyshuara shpërthyese që janë gjetur dje në Graçanicë, njofton Insajderi.
Në raportin 24 orësh të PK-së thuhet se një burrë derisa ishte duke punuar, ka hasur në disa mjete shpërthyese.
Siç bëhet e ditur, njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësitet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë shpërthimin e mjeteve pa incidente.
“Graqanicë, 22.06.2021-08:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar kishte hasur disa mjete të dyshuara shpërthyese. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësitet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë shpërthimin mjeteve pa incidente”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com