
Familja e tij ishte sakrifikuar për liri – nga sot Bashkim Jashari zyrtarisht është Gjeneralmajori i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Përmes një ceremonie në presidencë – Jashari është betuar; për ta mbrojtur Kosovën. Pra, ashtu siç 23 vite më parë kishte vepruar familja e tij.
Kështu, Jashari në FSK do të jetë pasardhës i Rrahman Ramës – i cili ka dhënë dorëheqje javë më parë.
Megjithatë, emërimi i Jasharit nuk është mirëpritur në Serbi.
Shohin “rrezik”, – pasi familja Jashari ishte konfrontuar me policinë serbe.
Tash, Jashari do ta drejtojë FSK-në, për Ministrinë e Mbrojtjes prej të cilës janë monitorohet kjo forcë janë ndarë 102 milionë euro.
Kjo nëse projektligji buxhetit votohet edhe në lexim të dytë. /Insajderi.com