FSK kryen stërvitje me Ushtrinë Amerikane në luftën kundër COVID-19

FSK kryen stërvitje me Ushtrinë Amerikane në luftën kundër COVID-19

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar sot disa pamje të ushtrimeve kundër situatës me COVID-19 nga Garda e Iowa-s dhe FSK-së.

Puna e përbashkët e të dyja ekipeve padyshim se vetëm sa e forcon edhe më tepër bashkëpunimin e Amerikës dhe Kosovës, në të gjitha fushat.

“Partneriteti mes ShBA-së dhe FSK-së vazhdon të rritet pasi anëtarët të cilët përfunduan trajnimin në mars dhe presin fluturime përsëri drejt Kosovës, vazhdojnë të punojnë në automjetet e ShBA-së dhe mbështesin përpjekjet e Gardës Kombëtare në Iowa për të reaguar ndaj COVID-19. Teksa FSK vazhdon tranzicionin dhe zhvillon Gardën e tyre Kombëtare, mbështetja për autoritetet civile dhe operacionet e ndihmës humanitare do të jenë thelbësore. Shikoni mekanikët nga Iowa dhe FSK-ja pasi ata zhvillojnë praktika të qëndrueshme ndërvepruese, besim në aftësitë e njëri-tjetrit dhe një miqësi të gjatë, gjatë kësaj kohe sfiduese. #Bashkë mund të mposhtim COVID-19”, thuhet tutje nga ambasada, shkruan indeksonline.

Padyshim se këto pamje vetëm sa bëjnë çdo shqiptar edhe me krenar, me të arriturat e çdo pjesëtari/e të FSK-së.