FSK me mision jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës

FSK me mision jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot vendimin për bashkë-dërgimin e kontigjentit të Forcës se Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit më Gardën Kombëtare të Ajovës, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga kryeministrinë detyrë, Avdullah Hoti, i cili përmes një postimi në Facebook, është shprehur i lumtur për këtë arritje.

“I lumtur që Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ky vendim që bazohet në ftesën e SHBA-ve, do t’i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitetit rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane”, shkruan Hoti në postimin e tij.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, Qeveria Hoti ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për ndarje të mjeteve financiare në shumën prej 100 mijë euro, për mbështetjen e së Kroacisë, pas tërmetit që ka goditur këtë vend. /Insajderi.com