Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, ka përshëndetur vendimin që Forcat e Sigurisë së Kosovës të përfshihen në misionet e ardhshme paqeruajtëse në krahun e ushtrisë amerikane.
Në reagim thuhet se Kosova është gati të vazhdojë përgjegjësinë e saj të përbashkët për paqen dhe sigurinë globale, njofton Insajderi.
“Vota unanime dje në Kuvendin e Kosovës lejon FSK-në të bashkohet me Ushtrinë amerikane në misionet e ardhshme paqeruajtëse ndërkombëtare- duke treguar që Kosova është gati të vazhdojë përgjegjësinë e saj të përbashkët për paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Kosovë”, thuhet në deklaratë.
Kuvendi i Kosovës të martën dha dritën jeshile FSK-së që të jetë pjesë e misioneve paqeruajtëse.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin vendimtar në krijimin e Ushtrisë së Kosovës në fund të vitit 2018. /Insajderi.com
Yesterday’s unanimous Assembly vote allows 🇽🇰Kosovo Security Forces to partner with the 🇺🇸U.S. Army on future…
Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Wednesday, 6 January 2021