FSK nis misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit

FSK nis misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit

Të martën është mbajtur ceremonia e nisjes së kontingjentit të parë paqeruajtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvajt, njofton Insajderi.

Me këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se është arritje e madhe që Kosova tash është kontribuuese e paqes në botë.

Sipas saj, një gjë e tillë nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shtuar se “Kush do që sulmon Amerikën ka sulmuar Kosovën”.

“Kushdo që e kërcënon SHBA-në dhe aleatët e tjerë na ka kërcënuar edhe neve. Ky proces pritet të zgjasë tetë vjet. Nuk kam asnjë dyshim që përgatitja e ushtarëve tanë do të jetë konform standardeve të kërkuara. Ju ushtarak do të jeni imazhi, mburrja dhe krenaria jonë”, ka thënë Osmani, duke shprehur siguri se pjesëtarët e FSK-së do të ta kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi e profesionalizëm.

Shërbimi i FSK-së në mision paqeruajtës në botë po ndodh për herë të parë, e kjo po bëhet përkrah ushtrisë më të madhe në botë. Kuvendi i Kosovës me 92 vota për dhe asnjë votë kundër, miratoi vendimin e 31 dhjetorit 2020 të Qeverisë së Kosovës për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ioëas./Insajderi.com