Për nder të 1 qershorit, Ditës së Fëmijëve – Forcat e Sigurisë së Kosovës, kanë organizuar pritjen e disa nxënëseve të shkollave fillore dhe të mesme.
Ky organizim u bë në kazermat e FSK-së në Prishtinë, Prizren, Istog, Gjilan, Mitrovicë e Ferizaj.
Aty I priti ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.
Mehaj, nxënëseve dhe stafit pedagogjik shoqërues të tyre, u dëshiroi mirëseardhje me urimet më të mira për ditën e tyre duke theksuar se misioni i FSK-së është të mbroj vendin dhe të garantoj ambient të sigurt për ju dhe familjet tuaja.
Fëmijët u njoftuan me hapësirat e jashtme dhe ambientet e brendshme të Forcës së Sigurisë.
Nxënësit, gjithashtu, përmes video-projektorëve, ndoqën dokumentarin që prezanton aktivitetet, stërvitjet dhe operacionet e njësive të FSK-së.
Nga këta fëmijë nuk munguan as pyetjet për të ardhmen e FSK-së që do të transferohet në ushtri. /Insajderi.com