FSK pritet të bëhet me depo të armatimit në tri komuna

FSK pritet të bëhet me depo të armatimit në tri komuna

Ministria e Mbrojtjes ka arritur të nënshkruajë një kontrartë të re përgjatë nëntorit të vitit të kaluar, njofton Insajderi.

Këtë herë, dikasteri që aktualisht udhëhiqet nga Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje që ka të bëjë me ndërtimin e depove të armatimit në kazermën e Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK) në Ferizaj, Gjilan dhe Istog.

“AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej Ndërtimi i depove te armatimit ne kazermen e FSK-se ne Ferizaj, Gjilan dhe Istog( Project 2 vjeçar) Realizimi i kontrates duhet të behet sipas specifikimti teknik te kerkuar dhe TeR të percaktuar në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë”, thuhet në njoftim.

“Qëllim i realizimit të kesaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-se”, bëhet e ditur tutje në përshkrimin e kontratës të publikuar nga prokurimi. /Insajderi.com