Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) kanë filluar me operacionin e kërkimit për gjetjen e trupit të 50 vjeçarit, i cili dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë, njofton Insajderi.
Kërkimet nga njësit e zhytësve të FSK-së së bashku me ekipet e Policisë kanë ndërprerë operacionin të mërkurën në orët e mbrëmjes për shkak të kushteve të vështira për kërkim, për të vazhduar të enjten që në orët e hershme të mëngjesit.
“Për shkak të ujit të turbullt dhe të rrëmbyeshëm ky operacion paraqet rrezikshmëri të lartë për personelin e angazhuar.
Pjesëtarët e FSK -së janë të gatshëm dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla. Ata janë të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Insajderi.com