FSShK-ja i kërkon qeverisë t’i pranojë 11 mijë vaksinat e ofruara nga Shqipëria

FSShK-ja i kërkon qeverisë t’i pranojë 11 mijë vaksinat e ofruara nga Shqipëria

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i pranojë 11 mijë vaksinat e ofruara nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për punonjësit shëndetësorë, përcjell Insajderi.

Nga kjo federatë kamë thënë se e përshëndesin fillimin e vaksinimit kundër COVID-19 në Republikën e Kosovës.

FSShK tutje ka falënderuar 500 punonjësit shëndetësor të cilët u vaksinuan në Kukës si qytetar të parë të Kosovës, pasi thonë se thyen teoritë konspirative mbi vaksinën dhe sensibilizuan të tjerët që të vazhdojnë me vaksinim.

“Në fund urojmë dhe kërkojmë që Kosova të fillojë vaksinimin masiv të qytetarëve duke siguruar blerjen e vaksinave të licencuara në treg e mos të varemi vetëm nga donacionet”, thuhet në komunikatën e FSShK-së./Insajderi.com