FSSHK tërhiqet nga greva, thonë se e bënë për shkak të gripit sezonal

FSSHK tërhiqet nga greva, thonë se e bënë për shkak të gripit sezonal

Federata Sindikale e Shëndetësisë nuk do të mbajë grevë më 21 dhjetor, ashtu siç kishin paralajmëruar, përcjell Insajderi.com.

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, ka thënë se këtë vendim e kanë marrë për shkak të rasteve të shumta me grip sezonal – e jo nga “trysnia e Kurtit”.

”Grevën nuk do ta zhvillojmë. Jo për shkak të Qeverisë, por për shkak se janë mijëra raste me grip sezonal”, tha ai në Kanal10.

Sipas tij, Qeveria i ka “kontrabanduar” nënshkrimet për thirrjen e një seance për votimin e buxhetit para datës 22 dhjetor./Insajderi.com