Ftesa e radhës nga Specialja vjen për ish-deputetin e NISMA-së

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-deputetin e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha.

Kjo është bërë e ditur nga vetë ish-deputeti Berisha përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

“Ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë po shpresoj se është përpjekja e fundit për ta njollosur luftën dhe sakrificën shekullore të shqiptarëve për liri në trojet e veta. Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë e cila është produkt i një ‘raporti’ me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijëra qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë”, shkruan Berisha.

“As padrejtësit e radhës nuk do ta zbehin luftën dhe përpjekjen e UÇK-së për liri.

Ftesa nga Gj.Speciale në Hag po shpresoi se është përpjekja e fundit për ta njollosur luftën dhe sakrificën shekullore të shqiptarëve për liri në trojet e veta. Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbis nga kjo gjykat e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijra qytetarë të vrarë nga aparati shtetror i Serbis. (Më në fund, dikush po i korrën “frutet” e luftës speciale 20 vjeqare kundër vlerave të UÇK-së dhe ekspenentëve të saj)! Për dy dekada është heshtur, përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve (UÇK-së) dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare! Zafa”, ka shkruar ai në Facebook./ Insajderi.com