Ftesa e Ramës që mund ta afrojë Bashën drejt pushtetit

Ftesa e Ramës që mund ta afrojë Bashën drejt pushtetit

Edi Rama i ka bërë ftesë të hapur opozitës dy ngjyrëshe, siç e cilësoi ai atë. Ndër të tjera, kryeministri Rama, theksoi se sa më shumë bashkëpunojmë për të ardhmen e vendit tonë, duke lënë pas ndasitë e të shkuarës, pavarësisht në opozitë apo në qeverisje, aq më shumë do jemi pranë të ardhmes që duam.

Shumë simpatizant të PD, më kanë uruar për fitoren dhe shumë personalitete nga jashtë më kanë uruar për këtë sukses, unë mendojë se sa më shumë të jemi pranë njëri tjetrit, duke larguar ndasitë dhe duke parë flamurin tonë kombëtarë aq më pranë do jemi Shqipërinë që kërkuan dhe lufutan të parët tanë, prandaj ftoj opozitën dyngjyrëshe të bashkëpunojmë për Shqipërinë, zonjën e Rëndë për të cilën të parët tanë ëndërruan”, tha Rama.

“Siç kam besuar deri dje, se marrëveshja e 17 Majit e ka të gjithë potencialin, ku qeveria dhe opozita janë të ndara në llogoret e tyre politike, por të bashkuara në interesat kombëtare të vendit”,tha Rama.

“Rikonfirmoj për ta pasur marrëveshjen e 17 majit ende në këmbë”, tha Rama, duke falënderuar Lulzim Bashën, se më 18 maji vuri Shqipërinë në rend të parë”