Ftesë për aplikim në Këshillin Ekonomik Social

Ftesë për aplikim në Këshillin Ekonomik Social

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka drejtuar një ftesë për të aplikuar në Këshillin Ekonomik Social.

Më poshtë mund ta gjeni komunikatën e MPMS-së:

F T E S Ë

P U B L I K E  P Ë R  APLIKIM NË KËSHILLIN EKONOMIKO –SOCIAL (KES)

Në përputhje me nenin 7, paragrafi 4, të Ligjit nr.04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social

(KES),

Me qëllim të promovimit të dialogut social në nivel nacional dhe krijimit të politikave të mirëfillta sociale dhe ekonomike si dhe në dobi të partnerëve social, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shpall:

FTESË PUBLIKE

Të gjitha organizatat e të punësuarve (sindikatave) dhe organizatat e punëdhënësve, ftohen që të aplikojnë për t’u përfaqësuar në Këshillin Ekonomiko-Social të Republikës së Kosovës.

Për të aplikuar për përfaqësim në Këshillin Ekonomiko-Social, organizatat e të punësuarëve (sindikatat) dhe organizatat e punëdhënësve, duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e mëposhtme:

  1. Organizatat e të punësuarve (sindikatat) duhet të paraqesin këto të dhëna:

 numrin e përgjithshëm të anëtarëve, të vërtetuar përmes dëshmisë (deklaratave personale, librezës së anëtarësisë etj) dhe pagesës së anëtarësisë sindikale, i cili nuk mund të jetë më i vogël se 10% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në Republikën e Kosovës;

 numrin e marrëveshjeve kolektive të lidhura me ndërmarrjet apo institucionet e ndryshme;

 numrin e degëve sindikale, të anëtarësuara në format e organizimit sindikal në nivel nacional, të cilat aplikojnë për përfaqësim në KES;

 numrin e zgjidhjeve të kontesteve të punës dhe kontesteve tjera perms marrëveshjeve kolektive dhe të ndërmjetësimit;

 anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare të punëtorëve.

  1. Organizatat e Punëdhënësve duhet të paraqesin këto të dhëna:

 numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve të anëtarësuara, i cili nuk mund të jetë më I vogël se 10% nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të regjistruara në Administratën Tatimore të Republikës së Kosovës;

 numrin e punëtorëve të punësuar në ndërmarrjet e anëtarësuara, në organizatat e punëdhënësve të cilat aplikojnë për përfaqësim në KES;

 numrin e zgjidhjes së kontesteve të punës dhe kontesteve tjera, perms marrëveshjeve kolektive dhe ndërmjetësimit;

 numrin e ndërmarrjeve dhe subjekteve tjera ekonomike të cilat drejt për së drejti ndikojnë në nxitjen e punësimit dhe zbutjen e papunësisë;

 anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare të punëdhënësve

Aplikacionet për përfaqësim në Këshillin Ekonomiko-Social dhe dokumentacioni me të dhëna të sakta duhet të dërgohen më së voni pesëmbëdhjetë (15) ditë, pas publikimit të ftesës në mediat e shkruara e elektronike dhe në ueb-faqen e MPMS-së.

Aplikacionet duhet të dërgohen personalisht nga ndonjëri përfaqësues ligjor i organizatës së punëmarrësit apo punëdhënësit në Sekretariatin Koordinues të Këshillit Ekonomiko-Social, i cili gjendet në ndërtesën e Inspektoratit të Punës, përballë Restaurant “Pishat”, Rr. Qamil Hoxha nr.30, Prishtinë.

Informatat e tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrin e telefonit: 038-213- 989 ose në e-mail adresën [email protected];