Ftesën nga Specialja e merr edhe ky ish-pjesëtar i UÇK-së

Ftesën nga Specialja e merr edhe ky ish-pjesëtar i UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Komuna Rahovec ka bërë të ditur se ish-ushtari i UÇK-së dhe epror i TMK-së, Milaim Latifi ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale.

Ftesa për Milaim Latifin vjen pak kohë pasi që po ashtu gjatë ditës së sotme një ftesë të ngjashme ka marrë edhe ish-komandanti i Batalionit të Tretë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi” dhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.

“Respekt per këta dy luftëtar të lirisë. Krenar me ju”, shkruan Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Komuna Rahovec në llogarinë e saj në Facebook.