LDK-ja në udhëkryq

Fton Peci: Vota ndaj Vjosa Osmanit përcaktuese për LDK-në

Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, thotë se vota kundër Vjosa Osmanit është votë kundër frymës rugoviane. Sipas tij kjo traditë duhet të ruhet. Ai thotë se do të votojë kundër shkarkimit të saj.

Fton Peci: Vota ndaj Vjosa Osmanit përcaktuese për LDK-në

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, këshilltari i Vjosa Osmanit Faton Peci ka thënë se “do të votojë kundër shkarkimit të saj nga dy funksione drejtuese në parti. Sipas tij, vota kundër Vjosa Osmanit është edhe braktisje e frymës rugoviane dhe fundi i projektit politik të LDK-së”, njofton insajderi.

Më pas ai ka thënë se “ngelet në ndërgjegjen e secilit anëtar të LDK-së të vendos se si do të jetë LDK-ja.

“Është në ndërgjegjen e secilit anëtar të LDK-së dhe secilit të përfshirë në struktura drejtuese të vendos se çfarë do të jetë LDK-ja nesër. Një LDK, timoniere dhe bartëse e procesit të konsolidimit të shtetit, apo subjekt që përfundimisht shkëputet nga tradita politike e saj! LDK-ja ka kuptim vetëm si prijatare e demokracisë dhe mendimit ndryshe. Pa këtë atribut, LDK-ja mund të mbetet vetëm e lidhur nyjë dhe në funksion të një grupi të ngushtë, të cilët çdo ditë e më tepër po përfshihen në tendencën e delëdëkizimit! Sot ka nevojë të mbrohet demokracia, të mbrohet LDK-ja dhe të mbrohet konsistenca politike! Sot duhet të mbrohet Kosova, sepse ajo është LDK-ja nesër”. /Insajderi.com