Qytetari nga Fushë Kosova nuk furnizohet nga Ujësjellësi, por faturohet nga ai 900 euro

Qytetari nga Fushë Kosova nuk furnizohet nga Ujësjellësi, por faturohet nga ai 900 euro

Behram Zogjani nga fshati Grabovc i Ulët i Fushë Kosovës Furnizohet me ujë të pusit që nga paslufta.

Megjithatë, ai ka një borxh prej 900 eurove në Ujësjellës.

Siç raporton T7, edhe pse nuk i shfrytëzon shërbimet e kësaj kompanie, atij i janë mbledhur faturat e ujit.

E, vlera e tyre për një muaj kap shifrën prej një eurosh.

Për shkak të këtij borxhi ky plak mund të mbetet pa pensionin e tij, me të cilin edhe mbijeton pasi që lënda për mosshlyerjen e borxhit, i ka përfunduar në përmbarues privat.

E në Ujësjellës e pranojnë se një pjesë e fshatit Grabovc i Ulët nuk ka ujë të mjaftueshëm, por sipas tyre, banorëve i është faturuar uji që ata kanë përdortë, sado pak që ka qenë.

Remzi Llumnica, menaxher i njësisë së Ujësjellësit-Fushë Kosovë, thotë se Zogjani nuk i është përmbajtur kontratës për shlyerjen e borxhit, për atë i është faturuar kjo shumë.