
I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me kandidatët për deputetë, Visar Ymeri e Shpend Ahmeti, zhvillojnë vizitë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen e Muhaxherëve.
Kurti më pas do të vazhdojë për në tregun e prodhimeve të vendit në Prishtinë. Më pas Vetëvendosje, hapjen e fushatës e bën edhe në Gjilan.
Kurse koalicioni LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti mban tubim me elektoratin në Podujevë, Fushë-Kosovë, Obiliq e Prishtinë.
Ndërkaq, NISMA për Kosovën, e cila është në koalicion me PDK-në dhe AAK-në, organizon hapjen e fushatës zgjedhore në Prishtinë dhe më vonë edhe në Suharekë./Insajderi.com