Fushata e PDK-së në Podujevë u transmetua në faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook – Flet Osmani

Fushata e PDK-së në Podujevë u transmetua në faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook – Flet Osmani

Fushata e Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, është transmetuar nga faqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës në Facebook, për çka ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, njofton Insajderi.

Osmani ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente në këtë drejtim.

“Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook”, ka thënë Osmani.

“Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit”, thuhet tutje në reagimin e saj. /Insajderi.com