Fushata parazgjedhore në Drenas nisë me patriotizëm dhe premtime

Fushata parazgjedhore në Drenas nisë me patriotizëm dhe premtime

Edhe pse ka më shumë se dy javë, që nëpër oda kanë nisur fushatën parazgjedhore për kryetar të komunës, partitë politike në Drenas të hënën e 28 nëntorit, pikërisht në festën e Pavarësisë së Shqipërisë, kanë nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 4 nëntorit.

Të gjitha partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje për kryetarin e Drenasit kanë nisur fushatën e tyre në këtë qytet të vogël në një ditë feste, dhe këtë e kanë shfrytëzuar jashtëzakonisht shumë në fjalimet e tyre.

Në takimin e Partisë Demokratike të Kosovës, përkatësisht kandidatit të kësaj partie Ramiz Lladrovci, pjesëmarrësit kanë folur fillimisht për rëndësinë e 28 nëntorit gjë që ka elektrizuar masën dhe më pas kanë filluar të japin premtimet e tyre elektorale.

pdk

Vet kandidati Lladrovci ka nisur këtë ditë duke bërë vizita tek varri i heroi Fehmi Lladrovci.

Edhe partia Nisma për Kosovën e ka nisur fushatën e vet në Drenas duke përmendur festën e 28 nëntorit dhe duke e lidhur këtë datë me kohën e ndryshimeve, por më pas kanë vazhduar që të japin premtimin se nëse kandidati i tyre Isa Xhemjalaj, fiton zgjedhjet, atëherë Drenasi do të ndryshojë. NISMA garon së bashku me AAK-në në këto zgjidhje.

nisma

Po me 28 nëntor, në Drenas, fushatën e ka hapur edhe Lidhja Demokartike e Kosovës. Aty ka qenë edhe kryeministri, Isa Mustafa që është edhe kryetar i LDK-së.

Kryeministri, pasi ka përmendur festën e 28 nëntorit, kryeministri tha se vota për Bedri Nikën është votë për të ardhmen e Drenasit andaj i ka ftuar banorët e Drenasit ta mbështesin atë për të mirën e të gjithëve./Insajderi.com

ldk