Rrah gruan në Fushë Kosovë.
Në Fushë Kosovë është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje për fëmijët, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet, njofton Policia e Kosovës. /Insajderi.com/