Fushë Kosovë: Futet me forcë në veturë, dërgohet në Prishtinë dhe rrahet nga shtatë persona

Fushë Kosovë: Futet me forcë në veturë, dërgohet në Prishtinë dhe rrahet nga shtatë persona

Një person është futur me forcë në veturën e një tjetri gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë dhe më pas është dërguar në një lokal të kryeqytetit, ku u sulmua fizikisht nga shtatë persona, njofton Insajderi.

Siç raporton policia, rasti ka ndodhur gjatë pasdites, ndërsa personat që e kanë kanosr dhe rrahur viktimën, ishin larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa motivi i rasti dyshohet te jet një borxh qe viktima u ka të dyshuarve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Fushë Kosovë, 10.10.2020-14:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me forcë e ka futur ne veturë dhe e ka dërguar në një lokal ne Prishtine ku aty është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga shtatë persona te tjerë te cilët me pas janë larguar ne drejtim te panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa motivi i rasti dyshohet te jet një borxh qe viktima u ka të dyshuarve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com