Fushë Kosovë: Hapen çerdhet, premtohet zbatueshmëri e plotë e masave anti-COVID

Fushë Kosovë: Hapen çerdhet, premtohet zbatueshmëri e plotë e masave anti-COVID

Komuna e Fushë Kosovës ka marrë vendim që çerdhet të hapën nga dita e martë.

Drejtoresha e çerdhes “VIP KIDS”, Jehona Shala-Mjeku tha  ka thënë se vendimi i komunës ka qenë i mirëseardhur.

Ajo ka shprehur shqetësim për faktin se edukatorët nuk kanë pasur  kompensim të pagave nga Qeveria e Kosovës.

“Vendimi ka qenë shume i pritshëm si nga ana jonë po ashtu edhe i prindërve. Meqenëse prindërit kanë qenë shumë të interesuar për sjelljen e prindërve në kopsht pasi disa prej tyre punojnë në sektorin e shëndetësisë, policisë. Vendimi ka qenë i pritshëm për neve meqenëse Qeveria e Kosovës, nuk ka bërë kompensim as në pagat e edukatorëve dhe as të qerave”, tha ajo.

Shala-Mjeku tha se kanë marr të gjitha masat e nevojshme për parandalim të Coronavirusit.

“Objekti është dezinfektuar qysh në fillim të majit, kur kemi filluar qysh me 1 qershor, po ashtu kemi bërë dezinfektime edhe këtë herë kur kemi filluar”.

“Të gjithë prindërit janë të pajisur me maska dhe ata i përmbahen rregullores si dhe asnjë prindër nuk lejohet të hyjë brenda pa maska”, përfundoi ajo.

Çerdhet kanë qenë të mbyllura për shkak të rrezikut të madh nga virusi COVID-19, qëndrimi i fëmijëve në to është parë tejet i rrezikshëm. /Insajderi.com/