
I pafat te Atletico Madridi, i pafat te kombëtarja e Francës. Ky është sulmuesi që kaloi një sezon të madh në aspektin personal, Antoine Griezmann.
Francezi me Atleticon arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve ku u mposht nga Real Madridi, pra atij i takoi vetëm vendi i dytë në këtë garë.
Ndërsa, edhe tani ishte finalist me Francën në Euro 2016, por titulli i takoi Portugalisë dhe atij i takon vetëm Këpuca e Artë me 6 gola dhe vendi i tyë në evropian.
Kështu që mund të themi se viti 2016 ka qenë ndoshta më i pafat për ish-anëtarin e Real Sociedad. /Insajderi.com