Futi 40 euro në dokumente për të kaluar kufirin, arrestohet shtetasi shqiptar në Vërmicë

Futi 40 euro në dokumente për të kaluar kufirin, arrestohet shtetasi shqiptar në Vërmicë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar gjatë kalimit të kufirit në Vërmicë, pasi që i njëjti dyshohet se ka futur 40 euro në dokumentet e tij, me qëllim që të kalojë kufirin bashkë me motrën e tij e cila e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë, njofton Insajderi.

Siç raportohet në raportin 24-orësh të Policisë, personi është shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit – kujdestar për Krime të Rënda, është iniciuar vepra penale për “Dhënie të Ryshfetit”.

Kartëmonedhat në vlerë 2×20 = 40 eurove janë konfiskuar si dëshmi dhe se bashku me lëndën përcillen në prokurorinë përkatëse, derisa me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

PKK Vërmicë, 25.03.2021 – 20:25. Me datë, kohë dhe vendin e cekur gjatë kontrollimit të rregullt të dokumenteve për regjistrim në sistemin policor i dyshuar mashkull Shtetas i Shqipërisë në dokumentet e tij kishte futur dy (2) kartëmonedha në vlerë të 20 eurove, shuma e përgjithshme 40 euro me qëllim që të kaloj kufirin me motrën e tij e cila e ka të ndaluar hyrjen. Personi është shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit kujdestar për Krime të Rënda, është iniciuar vepra penale për “Dhënie të Ryshfetit”. Kartëmonedhat në vlerë 2×20 = 40 eurove janë konfiskuar si dëshmi dhe se bashku me lëndën përcillen në prokurorinë përkatëse. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com