Koaliconi opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka reaguar në lidhje me deklaratën e kr" />

Futja e gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në Maqedoni, opozita i reagon Zaevit

Futja e gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në Maqedoni, opozita i reagon Zaevit

Koaliconi opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit tëkëtij vendi, Zoran Zaev për futjen e gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në programet mësimore, njofton Insajderi.

“Lidhur me deklaratën e Kryeministrit Zaev për futjen e gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në programet mësimore, duam të theksojmë se koalicioni ASH-AAA nuk është kundër asnjë gjuhe”, thuhet në reagim.

“Megjithatë, e kemi patjetër të potencojmë atë që shpesh e kemi thënë edhe publikisht, rreth paradokseve dhe absurditeteve të politikbërjes në Maqedoninë  e Veriut. Një paradoks të tillë  po e jetojmë edhe sot”.

“Zoran Zaevi dikur në fushatë duke kërkuar votat e shqiptarëve premtonte gjuhën shqipe si lëndë zgjedhore për maqedonasit anembanë shtetit, e nga ana tjetër partneri i tij Ali Ahmeti në zgjedhjet e fundit premtoi gjuhën shqipe si lëndë të detyrueshme nga klasa e pestë për nxënësit maqedonas, por ja që të dy këto, bashkërisht si lëndë zgjedhore e bëjnë gjuhën serbe”, thuhet në reagim. /Insajderi.com